Qumështi i gjirit është jashtëzakonisht kompleks.
Çdo pikë e qumështit të gjirit përmban mijëra molekula të ndryshme që veprojnë se bashku në harmoni të plotë, si muzikantët e një orkestre, duke garantuar kështu një sistem imunitar të fuqishëm. Një shembull i përsosur i këtij kompleksiteti janë oligosaharidet e qumështit njerëzor (HMO). Ato janë përbërësi i 3-të më i madh i qumështit të gjirit dhe kanë ndikim shumë te rëndësishëm në shëndetin e zorrëve (duke shtuar bakteret e shëndetshme dhe reduktuar ato patogjene), tek qelizat imunitare, tek zhvillimi i trurit etj.