Life Care Nannys

Life Care Nannys është distributori i markave të njohura si Aptamil, Milupa, Nannys dhe Homestyle duke sjellë një gamë të gjerë produktesh për të vegjlit dhe shtëpinë tuaj.

Rreth nesh

Kompania Life Care Nannys është themeluar në Shqipëri në vitin 1993. Që atëherë ne kemi punuar vazhdimisht me përkushtim për rritjen e gamës së produkteve, dhe përmirësimin e shërbimit ndaj klientëve.

Kompania jonë filloi aktivitetin e saj duke ofruar produkte të ndryshme për foshnjat dhe nënat si edhe produkte shtepiake.

Ne synojmë të bëjmë më të thjeshtë jetën familjare. Për ne, familja është themeli i një shoqërie, prandaj jemi përpjekur të sjellim markat dhe produktet që i shërbejnë nevojave të saj.

Të gjitha produktet që tregëtojmë importohen në përputhje me ligjet tona dhe rekomandimet ndërkombëtare.

Misioni ynë

Frymëzojmë jetën e përditshme të njerëzve duke stimuluar përvoja domethënëse, duke gjeneruar vlerë dhe kënaqësi për klientët, konsumatorët, punonjësit; palët e interesuara dhe komunitetin.

Vizioni ynë

T’i ofrojmë klientit zgjidhjet më të mira për jetën e përditshme. Synojmë që të jemi një kompani referencë për cilësisë, inovacionin, etikën dhe vlerat njerëzore.

Shërbimi ndaj klientit

Lumturia e klientit është fokusi i gjithçkaje që bëjmë duke i trajtuar me respekt të gjithë individët dhe kompanitë partnere me të cilat bashkëpunojmë.

null

Përkushtim

Ne jemi të përkushtuar për të qenë më të mirët në arë që bëjmë. Për ta arritur këtë, ne e vendosim klientin në qendër të gjithçkaje. Ne angazhohemi plotësisht për të përmbushur vazhdimisht pritshmëritë. Ne vazhdimisht kërkojmë të përmirësojmë veten dhe shërbimin tonë, duke kultivuar njohuritë, aftësitë dhe shërbimin tonë për të arritur përsosmërinë.
null

Cilësia

Ne ju premtojmë cilësinë më të mirë për çdo kategori produkti për t’u siguruar që nevojat tuaja të përmbushen me profesionalizmin dhe kujdesin më të lartë.
null

Integriteti

Integriteti për ne do të thotë të jemi të vërtetë dhe të ndershëm në të në aspektin profesional dhe në jetën personale.

Kur përballemi me vendime të vështira, ne bëjmë gjënë e duhur. Ne jemi të përkushtuar ndaj vlerave tona dhe mbrojmë kulturën e kompanisë sonë përmes angazhimit tonë për të ruajtur integritetin në një nivel organizativ.