Markat Tona

Portofoli ynë i gjerë dhe i larmishëm i markave drejtohet nga misioni ynë për t'u kujdesur për njerëzit dhe jetën e tyre. Për të ruajtur pozicionin tonë udhëheqës, ne ruajmë identitetin dhe qëllimin dallues të secilës markë.

Të gjithë meritojnë akses në produkte të mira. Kjo është arsyeja pse markat tona synojnë të përmirësojnë ushqimin e foshnjës duke sjellë produkte të përshtatshme për çdo fazë të udhëtimit në rritje.

Përmes produkteve dhe markave tona, ne po krijojmë shtëpi të pastra, një planet të pastër dhe një të ardhme të pastër. Portofoli ynë i disa prej produkteve shtëpiake më të njohura në botë është krijuar për ta bërë shtëpinë tuaj një botë më të mirë dhe botën tonë një shtëpi më të mirë.

Home Style

Tregtimi i produkteve shtëpiake dhe i higjienës personale.

Një sistem me shumë marka që krijon mundësinë për t'ju ofruar çmime më të ulëta, shumëllojshmëri produktesh, cilësi, besueshmëri dhe funksionim fleksibël.

Me një larmi të gjerë produktesh dhe çmime shumë konkurruese, ne synojmë zhvillimin progresiv të kompanisë sonë.

Aptamil

Formula e Qumështit për Foshnje

Aptamil është marka numër 1 globale në formulën e foshnjave.

Produkt i kompanisë Nutricia, me një histori 130 vjeçare.
Studiuesit tek Nutricia janë pionierë të hulumtimit mbi qumështitin e gjirit, për të kuptuar se si ai mbështet zhvillimin dhe sistemin imunitar të foshnjës.

Bazuar në mbi 50 vjet kërkime shkencore ata krijuan formulën e patentuar të gjeneratës së ardhshme.

Nannys

Linja Nannys është prodhim i kompanisë Linette Hellas SA, e njohur për prodhimin e pelenave të fëmijëve Nannys që nga viti 1986.

Nannys nuk bën asnjë kompromis në cilësi, duke e siguruar atë me kontrolle të vazhdueshme në çdo fazë të prodhimit, nga materialet bazë deri tek produkti përfundimtar.

Produktet Nannys janë një linjë e plotë e produkteve për t'i dhënë bebeve tuaja rehati dhe kujdes me përgjegjësinë që na dallon.

Milupa

Ne sigurohemi që produktet tona Milupa të përmbajnë pikërisht atë që i nevojitet "barkut të vockël" të foshnjeve, që të rriten të shëndetshëm.

Por ne gjithashtu kujdesemi për ju, me çmimin e përballueshëm të produkteve Milupa.

Zbuloni të gjitha produktet e Milupa dhe ofertat tona unike.

Tramontina

E themeluar në vitin 1911 në Brazil, Tramontina është një markë ndërkombëtare me mbi 100 vjet përvojë në prodhimin e produkteve shtëpiake të nivelit të lartë. Ajo operon në mbi 120 vende - të bëra me cilësi premium, risi dhe funksionalitet brenda tregut të pajisjeve shtëpiake. Thikat Tramontina janë produkti më i njohur i tyre.

DURALEX

E themeluar në vitin 1945, Duralex ka prodhuar enë qelqi për më tepër se 80 vjet në La Chapelle-Saint-Mesmin, në zemër të Francës. Që nga viti 1945, kur Duralex shpiku procesin e temperimit të qelqit, emri Duralex është shoqëruar me qelqe të forta, duke përdorur procesin e tyre unik.