Life Care Nannys
Life Care Nannys është distributori i markave të njohura si Aptamil, Milupa, Nannys dhe Homestyle duke sjellë një gamë të gjerë produktesh për të vegjlit dhe shtëpinë tuaj.

Rreth nesh
Kompania Life Care Nannys është themeluar në Shqipëri në vitin 1993. Që atëherë ne kemi punuar vazhdimisht me përkushtim për rritjen e gamës së produkteve, dhe përmirësimin e shërbimit ndaj klientëve.
Kompania jonë filloi aktivitetin e saj duke ofruar produkte të ndryshme për foshnjat dhe nënat si edhe produkte shtepiake.
Ne synojmë të bëjmë më të thjeshtë jetën familjare. Për ne, familja është themeli i një shoqërie, prandaj jemi përpjekur të sjellim markat dhe produktet që i shërbejnë nevojave të saj.
Të gjitha produktet që tregëtojmë importohen në përputhje me ligjet tona dhe rekomandimet ndërkombëtare.






