Description
FortiFit Vanilje 280g
FortiFit është një ushqim për qëllime të veçanta mjekësore. Rekomandohet për menaxhimin dietik të sëmundjeve të
lidhura me mungesën e proteinave dhe humbjen e masës muskulore. FortiFit është një suplement ushqimor oral me
përmbajtje të lartë proteinash, që përmban një përqendrim të lartë të Leucinës, Aminoacideve esenciale dhe Vitaminës
D. (ActiSyn , një kombinim i patentuar i këtyre elementeve për të stimuluar sintezën e proteinave në muskuj)
Përmban sheqerna dhe ëmbëlsues.
UDHËZIME PËR PËRDORIM:
Përdorni vetëm lugën matëse të kutisë. Një lugë e niveluar përmban rreth 6.6 g pluhur. Lani duart, përdorni enë të pastra
dhe të sterilizuara dhe sigurohuni që pjesa e sipërme e paketimit të jetë e pastër. Përzieni 125 ml ujë të ftohtë me 6 lugë
(afërsisht 40 g) pluhur. Tundeni ose përziejeni mirë para përdorimit. Ushqimi i përgatitur duhet të konsumohet brenda
2 orëve. Hidhni gjithmonë mbetjet e ushqimit.
DOZIMI
1-2 porcione në ditë ose sipas rekomandimit të mjekut ose dietologut.
Izolat i proteinave të hirrës (nga qumështi i lopës), shurup glukoze, vajra bimore (vaj palme, vaj luledielli,
vaj i kolzës), saharozë, galaktooligosaharide (nga qumështi i lopës), L-leucinë, fosfat kalciumi, karbonat kalciumi,
emulsifikues(lecitin soje), pektinë, hidrogjenfosfat magnezi, aromë (vanilje), L-valinë, frukto-oligosaharide, klorid koline,
L-izoleucinë, klorid natriumi, acid L-askorbik, L-askorbat natriumi, ëmbëlsues (acesulfam-K), ëmbëlsues (sukralozë),
DL-α-tokoferilacetat, citrat natriumi, sulfat hekuri(II), sulfat zinku, nikotinamid, sulfat mangani(II), sulfat bakri(II),
pantotenat kalciumi, hidroklorid piridoksini, hidroklorid tiamine, retinilpalmitat, DL-α-tokoferol, antioksidant
(askorbilpalmitat), riboflavinë, karotenoide (përmban sojë) (β-karoten, likopen oleorezinë nga domatja, luteinë), acid
pteroilmonoglutamik, klorid kromi(III), molibdat natriumi, jodid kaliumi, kolekalciferol, selenit natriumi, fitomenadion,
D-biotinë, cianokobalaminë.
Alergjenët: qumësht, sojë
Vetëm për përdorim enteral. Të përdoret nën mbikëqyrjen e mjekut. Nuk është i përshtatshëm si burimi i vetëm i
ushqimit. Nuk rekomandohet për persona nën 18 vjeç. Duhet të përdoret me kujdes nga persona me sëmundje të
njohura të veshkave dhe/ose të mëlçisë, me sëmundje endokrine (hormonale) të lidhura me metabolizmin e dëmtuar
të kalciumit dhe/ose kockave (me përjashtim të osteoporozës), ose nga ata që përdorin suplement të kalciumit me
doza mbi 500 mg në ditë ose vitamina D mbi 40 µg në ditë. Pas hapjes, mbyllni sërish paketimin dhe ruajeni në një
vend të ftohtë dhe të thatë (jo në frigorifer). Konsumoni brenda 4 javëve. Paketuar në atmosferë të mbrojtur.