Aptamil 1

1,600L

Aptamil® Pronutra® 1 – Formulë foshnjore 400gr

 

 

Pershkrimi

0-6 Muaj

Aptamil Pronutra  është një formulë që plotëson të gjitha nevojat e foshnjës suaj nga lindja deri ne  6 muaj. Formulë që kombinon përzierjen tone unike të elementeve me proçesin tonë unik dhe të avancuar. Një formulë foshnjore e kompletuar e përgatitur posaçërisht për të plotësuar nevojat nutricionale të bebeve tuaja në stadet e hershme të zhvillimit të tyre-nga lindja deri 6 muaj. Pas kësaj periudhe rekomandohet të kalohet gradualisht nga stadi 1 tek stadi 2.

Përbërësit

Perzierje unike prebiotikesh (scGOS/lcFOS) dhe postbiotikesh (HMO 3”GL); LCPUFA (zinxhir i gjate acidesh yndyrore shumefishe te pangopura); proteina; vitamina; antioksidante; hekur; calcium dhe minerale te domosdoshme per rritjen e shendetshme te bebes (ne sasite dhe raportet e duhura).

Alergjene: qumeshti, peshku, soja

Doza standarte: 100 ml Aptamil® Pronutra® 1= 90 ml uje + 3 luge matese

Vlerat ushqyese

Perberja ne 100ml qumesht te pergatitur:

Energji 276kj /66kcal ; Yndyrna 3,4g, prej te cilave: (te ngopura 1,5 g,(te monopasaturuara 1.3g, te polipasaturuara 0.60g); Acid linoleik (LA) 446mg; α-Acid linoleik(ALA) 54mg; Acid arakidonic (AA) 17mg; Dokosahekzanoik acid (DHA) 17mg; Karbohidrate 7.4g prej te cilave: (sheqer 7.3g, laktoze 7.0g, inositol 7.2mg); Fibra 0.60g prej te cilave: (GOS² 0.48g, FOS³ 0.08g, 3’GL ⁴ 0.015g) Proteina 1.3g; Kazeine 0.70g; Proteina hirre 0.70g; Vitamina: Vitamine A 58μg; Vitamine D 1.4μg; Vitamine E 1.1mg TE; Vitamine K 5.8μg; Vitamine C 9.2mg; Vitamine B1 0.06mg; Vitamine B2 0.14mg; Vitamine B3 0.43mg; Vitamine B6 0.05mg; Folate14 μg; Vitamine B12 0.17μg; Biotin 1.7μg; Acid Pantotenik 0.53mg; Minerale: Natrium 22mg; Kalium 71mg; Klorid 52mg; Kalcium 60mg; Fosfor 41mg; Magnez 5.4mg; Hekur 0.53mg; Zink 0.48mg; Baker 0.05mg; Mangan 0.003mg; Fluor ≥ 0.006mg, Selen 3,0μg; Jod 13μg , L-karnitine 2.1mg; Koline 22mg; Taurine 5.4mg; Karbohi­drate

Udhëzime Përgatitjeje

  1. Lani duart dhe sterilizoni të gjitha mjetet.
  2. Zieni ujin e freskët dhe lëreni të ftohet në 40°C. Mateni sasinë e kërkuar të ujit (referojuni tabelës udhëzuese) në një shishe të sterilizuar.
  3. Përdorni lugën që gjendet brenda kutisë dhe sheshojeni pluhurin me pjesën e pasme të një thike të pastër. Mos e ngjeshni ose sheshoni pluhurin.
  4. Shtoni sasinë e saktë të pluhurit në ujë. Kjo mund të gjendet në tabelën udhëzuese në anën e pasme të paketimit.
  5. Tundeni menjëherë fort dhe vertikalisht për 10 sekonda derisa pluhuri të jetë tretur. Rrokullisja e shishes ose tundja në formë rrethore nuk do të jetë e mjaftueshme.
  6. Ftohni nën ujë të rrjedhshëm. Kontrolloni temperaturën e ushqimit (37°C). Përdoreni ushqimin menjëherë dhe gjithmonë brenda 1 ore.
  7. Pastroni enët menjëherë pas përdorimit. Mos i ripërdorni asnjëherë mbetjet. Mbajeni kutinë e paketimit të mbyllur fort në një vend të freskët (<25°C), të thatë, jo në frigorifer. Përdoret brenda një muaji pas hapjes.