Description
Nutridrink është një ushqim për qëllime të veçanta mjekësore. Rekomandohet për menaxhimin dietik të
kequshqyerjes që shkaktohet nga sëmundje të ndryshme.
Është një suplement ushqimor i kompletuar dhe me përmbajtje të lartë energjie.
Pa gluten. Pa fibra. Virtualisht pa laktozë.
Paketuar në atmosferë të mbrojtur
UDHËZIME PËR PËRDORIM:
Ruajeni në vend të freskët e të thatë. Tundeni mirë para përdorimit. Lëngu është gati për t’u përdorur dhe është
mirë ta përdorni të ftohtë. Pasi të hapet, të ruhet në frigorifer e të konsumohet brenda 24 orësh.
DOZIMI
Sipas rekomandimit të mjekut. Si shtesë në dietë mund të konsumohen 1 deri 3 shishe në ditë dhe kur përdoret
si burim i vetëm i ushqimit 5-7 shishe në ditë.
Përbërësit:
Ujë, maltodekstrinë, proteina të qumështit të lopës, sheqer, vajra bimore (vaj rapsi, vaj luledielli), citrat kaliumi,
emulsifikues: (lecitinë soje), aromë, klorur magnezi, fosfat tri-kalciumi, rregullator i aciditetit (acid citrik), klorur
koline, karotenoide (përmbajnë sojë) (ß-karoten, lutein, oleoresinë likopeni nga domatet), hidroksid kalciumi,
L-askorbat natriumi, hidroksid kaliumi, laktat hekuri, sulfat zinku, ngjyre (kurkumin),hidroksid magnezi,
nikotinamid, retinilacetat, glukonat bakri, DL-α-tokoferil acetat, selenit natriumi, sulfat mangani, kalcium
D-pantotenat, klorur kromi, D-biotinë, kolekalciferol, hidroklorid tiamine, acid folik, hidroklorid piridoxine,
cianokobalaminë, molibdat natriumi, riboflavin, jodur kaliumi, florid natriumi, fitomenadione.
Vetëm për përdorim enteral. Të përdoret vetëm nën mbikëqyrjen mjekësore. I përshtatshëm si burim i vetëm i
ushqimit. Nuk rekomandohet për fëmijët nën 3 vjeç. Të përdoret me kujdes për fëmijët nga 3 deri në 6 vjeç. Nuk
është i përshtatshëm për pacientët me galaktosemi.
| Përbërësit | Për 100 ml |
|---|---|
| Energji | 625 kJ / 150 kcal |
| Yndyrna (35% En) | 5.8 g |
| – Acide yndyrore të ngopura | 0.6 g |
| Karbohidrate (49% En) | 18.4 g |
| – Sheqerna | 6.7 g |
| – Laktozë | <0.025 g |
| Fibra (0% En) | 0 g |
| Proteina (16% En) | 5.9 g |
| Kripë | 0.23 g |
| Vitamina | |
| Vitaminë A | 123 µg RE |
| Vitaminë D | 1.1 µg |
| Vitaminë E | 1.9 mg α-TE |
| Vitaminë K | 8.0 µg |
| Tiaminë (B1) | 0.23 mg |
| Riboflavinë (B2) | 0.24 mg |
| Niacinë (B3) | 1.3 mg (2.7 mg NE) |
| Acid Pantotenik (B5) | 0.80 mg |
| Vitaminë B6 | 0.26 µg |
| Acid Folik | 40 µg |
| Vitaminë B12 | 0.32 µg |
| Biotinë | 6.0 µg |
| Vitaminë C | 15 mg |
| Minerale | |
| Natrium | 90 mg |
| Kalium | 159 mg |
| Klorid | 87 mg |
| Kalcium | 91 mg |
| Fosfor | 78 mg |
| Magnezium | 23 mg |
| Hekur | 2.4 mg |
| Zink | 1.8 mg |
| Bakër | 0.27 mg |
| Mangan | 0.50 mg |
| Fluor | 0.15 mg |
| Molibden | 15 µg |
| Selen | 8.6 µg |
| Krom | 10 µg |
| Jod | 20 µg |
| Të tjera | |
| Karotenoide | 0.30 mg |
| Kolina | 55 mg |
| Osmolariteti | 455 mOsm |






